SNAIL FACE CREAM

5500 L

Kategori: ,

Snail Face Cream është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona dhe i përgatitur me përbërës 100% natyral. Me përbërjen e tij unike, ku nga përbërësit përmendim jargën e kërmillit, ekstraktet e kamomilit, fikut, kalendulës, Koenzimës Q10, prania e Aloe Verës dhe lules Yang Yang, e bëjnë këtë krem ​​një dashuri që në përdorim të parë. Përmbajtja e proteinave dhe prania e antioksidantëve dhe acidit hialuronik në jargën e kërmillit së bashku me elementët e tjerë, ushqejnë maksimalisht lëkurën, duke rritur ndjeshëm elasticitetin dhe duke vonuar procesin e plakjes së lëkurës. Ky krem ​​është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Ky krem ​​vepron në sipërfaqen e lëkurës. Nëse keni një fytyrë shumë të thatë dhe nuk ndjeni hidratim të plotë, mund ta kombinoni përdorimin e këtij kremi duke shtuar një serum (rekomandojmë serumin Pure Face Serum ose Pure Face Serum Plus). Është shumë e rëndësishme të kuptoni se një fytyrë shumë e thatë, në shumicën e rasteve tregon se nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, për të cilën trupi ka nevojë. Prandaj, ju rekomandojmë fuqimisht që të konsumoni sasinë e nevojshme te ujit.

Përdorimi:

  • Lani fytyrën me ujë të vakët duke aplikuar laresin (rekomandojmë Pure Face Cleanser)
  • (Opsionale) Thani fytyrën dhe në një tampon/pambuk spërkatni tonikun (rekomandojmë Pure Face Tonic) dhe më pas pastroni fytyrën me të. Nuk ka nevojë të shpëlani fytyrën nëse aplikoni tonikun Pure.
  • Më pas aplikojeni kremin duke e masazhuar lehtë në fytyrë. Nëse do të aplikohet serumi, fillimisht aplikoni 1-2 pika serum në fytyrë dhe më pas aplikoni kremin duke e përhapur dhe masazhuar.
  • Ky krem rekomandohet të përdoret 2-3 herë në ditë.

Kujdes: Nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit ose shfaqni shenja alergjike gjatë përdorimit, NDALONI përdorimin e produktit!

Peshë 0,24052 g/kg
Perberesit

Purified Water, Snail Extract, Fig Oil, Aloe Vera, Calendula Extract, Rose Hydrosol, Salicylic Acid (natural compound), Plant Based Glycerin, Sesame Oil, Chamomile Essential Oil, Sorbic Acid (natural compound), Lavender Essential Oil, Benzyl Alcohol (natural compound), Coconut Extract, Ylang-Ylang Essential Oil, Olive Extracts, Vitamin E, Coenzyme Q10, Vitamin L (love).

Volumi

100ml

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “SNAIL FACE CREAM”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart
Select your currency
ALL Lek Shqipërie
EUR Euro