PURE FACE CREAM

3500 L

Pure Face Cream është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona dhe i përgatitur me perbërës 100% natyral. Me anë të përbërjes së tij unike me Aloe Vera, Rose Water, Pomegranate Oil, Sesame etj siguron një ushyerje dhe hidratim të plotë të lëkurës së fytyrës, duke i dhënë shkëlqimin e merituar. Prania e antioksidantëvë të fuqishëm si Coenzima Q10 dhe vitamina E natyrale, shtojnë veprimin rigjenerues dhe risin elasticitetin e lëkurës, duke vonuar shfaqjen e rrudhave. Përbërja e tij 100% natyrale e bënë këtë krem të sigurtë per t’u përdorur dhe në zonën poshtë syve, duke e hidratuar dhe ushqyer këtë zonë delikate. Pure Face Cream është një krem i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.

Ky krem vepron në sipërfaqe të lëkurës. Nëse keni një fytyrë shumë të thatë dhe nuk e ndjeni hidratimin e plotë, mund ta kombinoni përdorimin e këtij kremi duke shtuar një serum (ne ju rekomandojmë serumin Pure ose Pure Plus). Ështe shumë e rëndësishme të kuptohet, që një fytyrë shumë e thatë në shumicën e rasteve tregon që nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, që i nevojitet organizmit. Ndaj ju rekomandojme forte, që të konsumoni sasinë e nevojshme te ujit.

Përdorimi:

  • Lajmë fytyrën me ujë vakët duke aplikuar larësin (ne rekomandojmë larësin Pure Face Cleanser)
  • Thajmë fytyren dhe në një tampon/pambuk sprucojme tonikun (ne rekomandojmë Pure Face Tonic), dhe më pas pastrojmë fytyrën me të. Nuk është e nevojshme të shpëlahet fytyra nëse aplikoni Tonikun Pure.
  • Më pas vendosim kremin Pure duke e masazhuar lehtë në fytyrë. Nëse do aplikohet serumi hedhim fillimisht 1-2 pika serum në fytyrë dhe më pas vendosim dhe kremin, duke e shpërndarë dhe masazhuar.

Ky krem rekomandohet të përdoret 2-3 herë në ditë.

Kujdes: Nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit ose shfaqni shenja alergjike gjatë përdorimit, NDALONI përdorimin e produktit!

Peshë 0.23954 kg
Përbërësit

Purified Water, Aloe Vera Gel, Pomegranate Seed Oil, Plant Based Glycerin, Sesame Oil, Coconut Extract, Black Cumin Oil, Benzyl Alcohol (natural ingredient), Hazelnut Oil, Geranium Oil, Safflower Oil, Sorbic Acid (natural compound), Apricot Kernel Oil, Plum Oil, Salicylic Acid (natural compound), Lavender Essential Oil, Vitamin E, Coenzyme Q10, Vitamin L (love).

Volumi

30ml

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “PURE FACE CREAM”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Shopping Cart