Snail Face Cream është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona dhe i përgatitur me përbërës 100% natyral. Me përbërjen e tij unike, ku nga përbërësit përmendim jargën e kërmillit, ekstraktet e kamomilit, fikut, kalendulës, Koenzimës Q10, prania e Aloe Verës dhe lules Yang Yang, e bëjnë këtë krem një dashuri që në përdorim të parë. Përmbajtja e proteinave dhe prania e antioksidantëve dhe acidit hialuronik në jargën e kërmillit së bashku me elementët e tjerë, ushqejnë maksimalisht lëkurën, duke rritur ndjeshëm elasticitetin dhe duke vonuar procesin e plakjes së lëkurës. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Ky krem vepron në sipërfaqen e lëkurës. Nëse keni një fytyrë shumë të thatë dhe nuk ndjeni hidratim të plotë, mund ta kombinoni përdorimin e këtij kremi duke shtuar një serum (rekomandojmë serumin Pure Face Serum ose Pure Face Serum Plus). Është shumë e rëndësishme të kuptoni se një fytyrë shumë e thatë, në shumicën e rasteve tregon se nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, për të cilën trupi ka nevojë. Prandaj, ju rekomandojmë fuqimisht që të konsumoni sasinë e nevojshme te ujit.
Përdorimi:
- Lani fytyrën me ujë të vakët duke aplikuar laresin (rekomandojmë Pure Face Cleanser)
- (Opsionale) Thani fytyrën dhe në një tampon/pambuk spërkatni tonikun (rekomandojmë Pure Face Tonic) dhe më pas pastroni fytyrën me të. Nuk ka nevojë të shpëlani fytyrën nëse aplikoni tonikun Pure.
- Më pas aplikojeni kremin duke e masazhuar lehtë në fytyrë. Nëse do të aplikohet serumi, fillimisht aplikoni 1-2 pika serum në fytyrë dhe më pas aplikoni kremin duke e përhapur dhe masazhuar.
- Ky krem rekomandohet të përdoret 2-3 herë në ditë.
Kujdes: Nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit ose shfaqni shenja alergjike gjatë përdorimit, NDALONI përdorimin e produktit!
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.