Pure Hair Mask është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, përgatitur me përbërës 100% natyral. E përgatitur me 21 vajra esencial; Vaj Kastori, Vaj Kungulli, Vaj Rozmarine, Vaj Lavando etj. kjo maskë trajton rënien e flokut dhe problemet me skalpin. Me anë të formulës së saj unike natyrale me vajra esencial, siguron ushqimin e flokut duke e rigjeneruar atë. Gjithashtu përdorimi i kësaj maske, siguron që skalpi i kokës të rigjenerohet dhe të fitojë më shumë elasticitet duke u hidratuar.
Përdorimi:
- Sproconi në duar masën vajore.
- Aplikojeni tek rrënja e flokut.
- Lëreni të qëndrojë 30 deri në 60 minuta.
- Lajini flokët si normalisht.
Pure Hair Cream është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, përgatitur me përbërës 100% natyral. Ky krem ka veti rigjeneruese për flokët. Formula e tij natyrale zbut dhe shkëlqen floket, duke i dhënë kështu një pamje më të gjallë dhe të shëndetshme. Përdorimi i këtij kremi, jo vetëm që rigjeneron, zbut dhe shkëlqen flokët, por edhe i mbron ato nga nxehtësia dhe rrezet e dëmshme të diellit. Healthy Hair Cream ndihmon në minimizimin e rënies së flokëve.
Përdorimi:
- Lani flokët.
- Përpara së flokët të thahen aplikoni Pure Hair Cream.
Kujdes: Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike, por nëse keni ndonjë alergji ose tregoni ndonjë shenjë alergjie nga përbërësit e mësipërm, ju lutemi NDALONI përdorimin e këtij produkti!
Migena –
Per vajin mund tthem qe ma ka zgjatur flokun,zbokthi me ka ikur,dhe lekura e kokës duket me e shëndetshme,ndërsa per masken kremoze,nuk kam fjalë;mi ka hequr te gjitha te djegurat, me ndriçon floku,dhe vjen arome shume e mire deri ne larjen tjeter.
Elhamdulilah per faqen tuaj!❤