Ofertë!

Blue Shine

(10 shqyrtime nga klientë)

8900 L

NJË FORMULË LUKSOZE, 100% NATYRALE DHE SHKENCËRISHT E AVANCUAR!

Kategori: , , ,

BLUE SHINE
NJË FORMULË LUKSOZE, 100% NATYRALE DHE SHKENCËRISHT E AVANCUAR!

Hap Katalogun e BlueShine-Kliko Ketu

Blue Shine është një formulë luksoze, krejtësisht natyrale dhe organike, e krijuar për të rigjeneruar, hidratuar dhe mbrojtur lëkurën, duke i dhënë asaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. I zhvilluar me përbërës të përzgjedhur me kujdes nga natyra, ky produkt unifikon fuqinë e shkencës dhe mrekullitë natyrore për të ofruar rezultate të jashtëzakonshme.

I PASUR ME 20 PERBERES POTENCIAL 100% natyralë 

  • 8 përbërës me efekt anti-plakje dhe rigjenerues
  • 7 vajra natyralë për hidratim të thellë
  • 3 vajra esencialë për relaksim dhe balancim
  • 2 përbërës për përthithje dhe stabilitet

VEÇANTIA E FORMULËS

  • Kombinimi i shkencës dhe natyrës nëpërmjet teknologjisë më të avancuar
  • Përqindje e lartë e përbërësve aktivë 100% natyral
  • Formulë universale për të gjitha moshat dhe llojet e lëkurës.
  • Pa parabene, sulfate, silikone, alkool sintetik ose përbërës jo natyralë.
  • Pa testime në kafshë dhe 100% miqësore me mjedisin.
  • Paketim i riciklueshëm dhe ekologjik.
  • Prodhuar me standarte
  • Kanadeze Aprovuar për Patentë

HISTORIA JONE

Gjithçka nisi nga një pasion për bukurinë autentike…

Si farmaciste dhe formuluese natyrale, Eriona e kuptoi se kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë më shumë se sipërfaqësor. Studimet e saj në nutricionizëm holistik e thelluan këtë vizion, nga ku ajo kaloi më shumë se një vit duke zhvilluar një formulë unike që do të sillte një risi në botën e kozmetikës.

Kështu, në vitin 2020, lindi Serumi BlueShine – një produkt revolucionar që u bë menjëherë bestseller.

Por, inovacioni nuk ndalet. Me dëshirën për ta çuar formulën në një nivel më të lartë, Eriona bashkëpunoi me një ekspert formulues në SHBA dhe një laborator prestigjioz në Kanada për ta prodhuar. Në vitin 2024, ky produkt u pranua për regjistrim dhe patentim.

Ajo që mbani në duar është një serum i avancuar, i formuluar për të ushqyer në thellësi, mbrojtur dhe transformuar lëkurën, duke kombinuar fuqinë e shkencës me pasurinë e natyrës.

BLUESHINE – PRANUAR PER PATENTIM

BlueShine është pranuar për patentim, duke vulosur zyrtarisht origjinalitetin e tij si një formulë unike dhe të mbrojtur ligjërisht nga kopjimi.

Ky serum sjell një inovacion të veçantë në kujdesin e lëkurës – përdorimin e dy serumeve që, kur bashkohen, krijojnë një masë qumështore me përthithje maksimale. Kjo risi jo vetëm që eliminon nevojën për emulgatorë, por edhe lejon përshtatjen dhe kombinimin e serumeve sipas nevojave dhe llojit të lëkurës, duke ofruar një përvojë të personalizuar dhe rezultate optimale.

FYTYRA JUAJ E DASHURON KETE PRODUKT SEPSE:

  • Hidraton thellësisht dhe në kohë afatgjate
  • Rigjeneron në nivel qelizor & kundër plakjes
  • Ndriçon & zbeh njollat
  • Mbron kundër faktorëve të jashtëm
  • Qetëson & balancon lëkurën e ndjeshme
  • Përmirëson barrierën natyrale të lëkurës
  • Ushqen mikrobiomën e lëkurës & ul sensitivitetin e lëkurës
  • Qetëson & relakson përmes aromaterapisë

DEDIKUAR PER:

  • Lëkurën e thatë dhe të dehidratuar. Hidraton thellë dhe ruan lagështinë.
  • Lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar. Qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës.
  • Lëkurën e yndyrshme dhe të kombinuar. Balancon yndyrën dhe minimizon poret.
  • Lëkurën me hiperpigmentim. Ndriçon dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës.
  • Lëkurën me shenja plakjeje. Stimulon kolagjenin dhe rigjeneron lëkurën.

RUTINA E BLUE SHINE

  1. Fillimisht lani duart. Më pas fërkoni dhe pastroni butësisht fytyrën me larësin përkates dhe ujë të ngrohtë.
  2. Vendosni 2-3 pika të Serumit Shine (përmbajtje ujore) dhe 1-2 pika të Serumit Blue (përmbajtje vajore) në një pëllëmbë të pastër. Përshtateni sasinë sipas nevojave të lëkurës tuaj, duke u siguruar që përzierja të mos bëhet shumë e yndyrshme.
  3. Përdorni majat e gishtave për të përzier serumet derisa të arrini një konsistencë qumështore.
  4. Masazhojeni butësisht përzierjen në fytyrë dhe qafë, duke filluar nga brenda dhe duke lëvizur drejt jashtë. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.
  5. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, përdorni më pak pika të Serumit Blue dhe më shumë pika të Serumit Shine.

R&D – INOVACIONI I BLUESHINE

  • Vitamina C (Sodium Ascorbyl Phosphate) 
    Ky është një derivat i vitaminës C. Nuk oksidohet shpejt dhe nuk irriton lekuren si Acidi Askorbik i zakonshëm. Ndricon lekuren, redukton njollat dhe stimulon kolagjenin
  • Bakuchiol
    Alternativë natyrale e retinolit, por pa efektet anësore si irritimi apo ndjeshmëria ndaj diellit sikurse Retinoli. Redukton rrudhat, rrit elasticitetin e lëkurës duke nxitur rigjenerimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit. Eshtë i sigurt për lëkurat e ndjeshme.
  • CoQ10 (Ubiquinone, Tocopheryl Acetate, Squalane)
    Një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira. Përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke dhënë një pamje më të freskët dhe rinore.
  • Acidi Hialuronik (Sodium Hyaluronate) 
    Ky është një formë e përparuar e acidit hialuronik që depërton më thellë në lëkurë për një hidratim intensiv. Mban deri në 1000 herë peshën e tij në ujë, duke siguruar një efekt lifting dhe zbutës.
  • Prebiotikët (Lactobacillus Ferment Lysate)
    Forcojnë barrierën e lëkurës duke balancuar mikrobiomën, për një lëkurë më të mbrojtur dhe më pak të ndjeshme ndaj agresorëve të jashtëm.
  • Squalane (nga burime bimore)
    Lipid që imiton sebumin (vajin natyral) të lëkurës, hidraton thellësisht dhe ruan lagështinë pa lënë ndjesi yndyre.
  • Vaji i Jojobës (Simmondsia Chinensis Seed Oil)
    Vaji më i ngjashëm me sebumin natyral të lëkurës. Ndihmon në balancimin yndyrës pa bllokuar poret.
  • Vaji i Arganit & Makadamias
    Ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën falë përmbajtjes së tyre të lartë të acideve yndyrore esenciale dhe antioksidantëve, duke rritur elasticitetin.
  • Vaji i Chia-s (Salvia Hispanica Seed Oil) 
    I pasur me omega-3 dhe antioksidantëve. Ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme.
  • Sea Buckthorn (Hippophae Rhamnoides Fruit Oil) 
    Përmban sasi të lartë të vitaminës C dhe beta-karotenit, rigjeneron qelizat dhe ndriçon lëkurën duke e rivitalizuar.
  • Livando (Lavandula Angustifolia Oil)
    Qetëson dhe rigjeneron lëkurën, ideal për lëkurat e ndjeshme
  • Geranium (Pelargonium Roseum Leaf/Flower Oil)
    Tonifikon dhe balancon prodhimin e yndyrës, ideal për lëkurat mikse ose të yndyrshme.
  • Jasmin (Jasminum Grandiflorum Flower Extract) 
    Përveç aromës së tij natyrale dhe luksoze, jasmini ka veti qetësuese që ndihmojnë në relaksimin e lëkurës dhe gjendjes emocionale.

KUJDES!

*Ju lutemi, kryeni një test paraprak. Nëse keni alergji ose shfaqni ndonjë reaksion alergjik nga përbërësit e mësipërm, ndaloni menjëherë përdorimin e produktit.

*Për të ruajtur cilësinë e Serumit BlueShine, i pasur me vitaminë C, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët, larg dritës dhe nxehtësisë, për të parandaluar oksidimin. Sigurohuni që shishja të jetë e mbyllur mirë pas çdo përdorimi.

*Mbajeni produktin larg fëmijëve.

*Hap katalogun e BlueShine-Kliko Ketu

Përbërësit

Aqua, Squalane*, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil*, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil*, Macadamia Integrifolia (Macadamia) Seed Oil*, Argania Spinosa (Argan) Kernel Oil, Salvia Hispanica (Chia) Seed Oil, Sodium Ascorbyl Phosphate (Vitamin C), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Sorbitan Oleate Decylglucoside Crosspolymer*, Bakuchiol*, ECOCERT and COSMOS (Benzyl Alcohol, Salicylic Acid, Glycerin, and Sorbic Acid), Glycerin, Vitamin A (Retinyl Palmitate), Sodium Hyaluronate, Sodium Phytate*, Citric Acid*, Hippophae Rhamnoides (Sea Buckthorn) Fruit Oil*, Tocopherol (Vitamin E), Pelargonium Roseum (Rose Geranium) Leaf/Flower Oil*, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Oil, Coenzyme Q10 (Ubiquinone, Tocopheryl Acetate, Squalane), Xanthan Gum, Jasminum Grandiflorum (Jasmine) Flower Extract**, Organic Vitamin L (Love).
*Natural Ingredient / **Organic Ingredient

Certifikim dhe Qëndrueshmëri

Blue Shine është i krijuar me një vizion miqësor ndaj mjedisit, duke përdorur përbërës të përzgjedhur me kujdes dhe paketim ekologjik. Produkti është pa testime te kafshët dhe përfaqëson një zgjedhje etike për ata që kujdesen për shëndetin e planetit tonë.

Peshë

0.5 kg

Volumi

80ml

10 shqyrtim për Blue Shine

  1. Hafsa

    Ka nje arome fantastike!!! Shume i lehte per lekuren time te yndyrshme. Aspak irritues. Qendron shume mire dhe poshte si baze per make up. I love it!

  2. Rea

    Blue Shine është një mrekulli. Që në përdorimin e parë, ndjeva që lëkura e përthithi shumë mirë, pa lënë ndjesinë e vajit apo shkëlqimin e tepruar. Ka një aromë të mrekullueshme dhe qetësuese. Ndjesia e tonifikimit është e dukshme tani pas disa përdorimesh, dhe njollat e vogla janë zbardhur.

  3. Matilda Rustemi

    Jam e mrekulluar nga produkti juaj i ri! Unik dhe me detaje të përzgjedhura me shumë kujdes! Great job! 🥰

  4. Alketa Baftaj

    Vërtetë që është një produkt fantastic, ndjesia e tij sensitive në fytyrë është e papërshkrueshme. Qëkur kam filluar ta përdor fytyra ime është e dashuruar me këtë produkt 😇🥰

  5. Amad

    Pas disa përdorimesh, vura re që lëkura ime është më e freskët dhe e shndritshme. Formula është e lehtë dhe absorbohet shpejt, pa e bërë lëkurën të yndyrshme. E ndiej që ndihmon në hidratimin e thellë dhe redukton shenjat e lodhjes. Ajo që më pëlqen më shumë është se ka një ndjenjë të qetë dhe nuk irriton lëkurën, edhe pse kam lëkurë të ndjeshme. Ky serum ka bërë diferencë në pamjen e përgjithshme të lëkurës sime dhe ja sygjeroj te gjithëve!

  6. Qendresa

    Të lumtë Eriona, vërtet produktet janë fantastike dhe të përshtatshme për çdo lloj lëkure! I kam provuar dhe jam shumë e kënaqur. Zoti të dhëntë mirësi të pafundme për punën dhe përkushtimin tënd!

  7. Fatma

    No Allergic Reaction!
    I got this product because my skin was dull and uneven. I put it on and went to bed. Woke up with a visible glow and my skin looked and felt fresh and brighter. I am quite surprised by this formula, very nourishing and sinks well into skin. I am seeing results after 3 weeks of use (evenings only), I am not experiencing any harsh skin side effects.
    I can’t express enough how insane the results were.

  8. Marsi

    Po e përdor këtë produkt për herë të dytë dhe jam shumë e kënaqur. Lëkura e përthith shpejt dhe është shumë efikase edhe për mua që e kam të yndyrshme. Më parë nuk kam qenë shumë e rregullt me produktet e lëkurës, ndërsa me Blushine mezi pres ta aplikoj. 5 yje edhe më shumë i jap!

  9. Rovena Ismalaj

    Jam shume shume e kenaqur me setin”blue shine” pas disa vitesh me ekzeme , me alergji nga produktet kozmetike ky set eshte nje mrekulli🥰 ju falenderoj per punen tuaj

  10. Jola Hasimi

    Kam 2 jave qe e perdor rregullisht, dhe ndjej se lekura ime po merr jete serisht. Si nene me beba te vegjel e kam shume te veshtire te ndjek nje rutine te gjate kujdesi ,andaj ndjej se Blu shine zgjidh me se mire kete problematike. Aroma fantastike ,efikasiteti i tij , thjeshtesia ne aplikim , cdo gje qe duhet! Super i rekomanduar !

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Shopping Cart