Ofertë!

Pure face set plus

10285 L

Pure Face Cleanser është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, i përgatitur me përbërës 100% natyral. Ky larës siguron pastrimin në thellesi të çdo tipi lëkure. Kombinimi i detajuar i gjashtë llojeve të bimëve, e mban lëkurën e pastër dhe të hidratuar, duke mos lenë ndjesinë e lëkurës së thatë pas përdorimit. Përbërja natyrale e lë fytyrën tuaj të butë dhe e ushqen atë me vetitë e saj.

Përdorimi:

  • Pastrohet lëkura e fytyrës me laresin, duke e shkumuar atë.
  • Këshillohet të përdoret 2-3 herë në ditë.

Përdoret për të gjitha llojet e lëkurave; ideal për lëkurat normale në të thatë.

 

Pure Face Tonic produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, përgatitur me përbërës 100% natyral. Perberja me vajra esencial si: Vaj Sherebele, Vaj Geranium, Vaj Lemongrass, Vaj Tea Tree etj. siguron zvogëlimin e poreve të fytyrës dhe balancon nivelin e pH në lëkurë, duke krijuar kështu një shtresë mbrojtëse. Me anë të fromulës së tij unike, ky tonik arrin të depërtojë në lëkurë, duke mundësuar kështu pastrimin deri në thellësi dhe largon çdo grimcë papastërtie. Përdorimi i tonikut perpara se të vendosni produkte të tjera në lëkurë, siguron që këto produkte të përthithen më mirë. Formula e tij është shumë delikate për fytyrën tuaj. I përshtatshëm për lëkurat normale në të thatë.

Përdorimi:

  • Lajmë fytyrën duke aplikuar larësin (në rekomandojmë larësin Pure Face Cleanser).
  • Thajmë fytyrën dhe në një tampon/pambuk sprucojme tonikun Pure Tonic, dhe më pas pastrojmë fytyren me të. Nuk është e nevojshme të shpëlahet fytyra nese aplikoni Tonikun Pure.
  • Më pas vendosim kremin Pure, duke e masazhuar lehtë në fytytrë.

Ky krem keshillohet te perdoret 2-3 here ne dite, pas pastrimit te lekures.

 

Pure Face Cream është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona dhe i përgatitur me perbërës 100% natyral. Me anë të përbërjes së tij unike me Aloe Vera, Rose Water, Pomegranate Oil, Sesame etj siguron një ushyerje dhe hidratim të plotë të lëkurës së fytyrës, duke i dhënë shkëlqimin e merituar. Prania e antioksidantëvë të fuqishëm si Coenzima Q10 dhe vitamina E natyrale, shtojnë veprimin rigjenerues dhe risin elasticitetin e lëkurës, duke vonuar shfaqjen e rrudhave. Përbërja e tij 100% natyrale e bënë këtë krem të sigurtë per t’u përdorur dhe në zonën poshtë syve, duke e hidratuar dhe ushqyer këtë zonë delikate. My Beauty Cream është një krem i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.

Ky krem vepron në sipërfaqe të lëkurës. Nëse keni një fytyrë shumë të thatë dhe nuk e ndjeni hidratimin e plotë, mund ta kombinoni përdorimin e këtij kremi duke shtuar një serum (ne ju rekomandojmë serumin Beauty ose Lady). Ështe shumë e rëndësishme të kuptohet, që një fytyrë shumë e thatë në shumicën e rasteve tregon që nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, që i nevojitet organizmit. Ndaj ju rekomandojme forte, që të konsumoni sasinë e nevojshme te ujit.

Përdorimi:

  • Lajmë fytyrën me ujë vakët duke aplikuar larësin (ne rekomandojmë larësin Pure Face Cleanser)
  • Thajmë fytyren dhe në një tampon/pambuk sprucojme tonikun (ne rekomandojmë Pure Face Tonic), dhe më pas pastrojmë fytyrën me të. Nuk është e nevojshme të shpëlahet fytyra nëse aplikoni Tonikun Pure.
  • Më pas vendosim kremin Pure duke e masazhuar lehtë në fytyrë. Nëse do aplikohet serumi hedhim fillimisht 1-2 pika serum në fytyrë dhe më pas vendosim dhe kremin, duke e shpërndarë dhe masazhuar.

Ky krem rekomandohet të përdoret 2-3 herë në ditë.

 

Pure Undereye Cream eshte nje produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, përgatitur me përbërës 100% natyral. Kremi Lady Undereye ka veti hidratuese dhe ushqyese për zonën poshtë syve. Kjo veti sigurohet prej përbërësve të tij, si: Vaji i Farës së Rrushit, Vajit të Susamit, xhelit Aloe Vera, Vitamines E dhe Koenzimes Q10. Shumë i lehtë dhe delikat, gjithashtu nuk yndyros fytyrën tuaj dhe lë ndjesi të butë pas përdorimit. Ofron kujdes të detajuar për pjesën më delikate të fytyrës, duke parandaluar shfaqjen e rrudhave të parakohshme.

Përdorimi:

  • Lajmë fytyrën me ujë vakët, duke aplikuar larësin (në rekomandojmë larësin Acne Face Cleanser ose Pure Face Cleanser).
  • (Opsianale) Thajmë fytyrën dhe në një tampon/pambuk sprucojme tonikun (ne rekomandojmë Acne Face Tonic ose Pure Face Tonic), dhe më pas pastrojmë fytyren me të. Nuk është e nevojshme të shpëlahet fytyra nese aplikoni tonikun Acne ose Pure.
  • Më pas vendosim kremin Pure Undereye Cream, duke e masazhuar lehtë në zonen poshte syve.

Ky krem rekomandohet të përdoret 2 herë në ditë (në mëngjes dhe në darkë).

 

Pure Face Scrub është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, 100% natyral. Perberja natyrale e skrabit ka veti rigjeneruese dhe antioksiduese per lekuren tuaj, duke mundesuar largimin e qelizave te vdekura ne lekure dhe pastrimin e saj ne thellesi. Vajrat esencial te perdorur ne formulimin e ketij produkti si: Vaj Susami, Vaj Kokosi, Vaj Lajthie etj. sigurojne hidratimin dhe ushqyerjen e lekures se fytyres. I lehte dhe delikat, pa shkaktuar yndyrosje ne lekure dhe duke e lene ate te bute pas perdorimit.

Përdorimi:

  • Përdoreni 1-2 herë në javë
  • Pasi të keni pastruar fytyrën me larësin përkatës (Acne Face Cleanser ose Pure Face Cleanser), aplikoni skrabin duke e masazhuar në lekurë.
  • Lëreni të qëndrojë 5-10 minuta, me pas shpëlajeni me ujë ose sërisht me larës.

 

Pure Face Serum Plus është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona. Përbërja 100% natyrale siguron një hidratim të plotë të lëkurës. Miksimi i vajrave të ndryshëm me efekt anti-rrudhë e ben këtë serum një produkt të rëndësishëm në rutinen tuaj të përditëshme për përkujdesin ndaj lëkurës.

Perdorimi: Aplikoni nje hirdosol (Aloe Vera ose Rose Water) në fytyrë të pastër duke e masazhuar lehtë serumin në fytyrë. Në një lëkurë shumë të thatë aplikoni 2 pika serum të miksuar me krem hidratues.

 

Kujdes: Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike, por nëse keni ndonjë alergji ose shfaqni ndonjë alergji nga përbërësit e mësipërm, ju lutemi NDALONI përdorimin e këtij produkti!

Peshë 0.64722 kg
Përbërësit (Pure Face Cleanser)

Purified Water, Geranium Essential Oil, Lauryl Glucoside (sugar derivative), Rosa Damascena Flower Water, Vegetable Glycerin, Lavender Essential Oil, Sodium Cocoamphoacetate (coconut derivative), Tilia Vulgaris Water (sugar derivative), Lippia Citriodora Glucoside Leaf Water, Leuconostoc /Radish Ferment Filtrate, Vitamin L (love).

Volumi (Pure Face Cleanser)

100ml

Përbërësit (Pure Face Tonic)

Purified Water, Aloe Vera Gel, Pomegranate Seed Oil, Plant Based Glycerin, Sesame Oil, Coconut Extract, Black Cumin Oil, Benzyl Alcohol (natural ingredient), Hazelnut Oil, Geranium Oil, Safflower Oil, Sorbic Acid (natural compound), Lavender Essential Oil, Vitamin E, Coenzyme Q10, Vitamin L (love).

Volumi (Pure Face Tonic)

100ml

Përbërësit (Pure Face Cream)

Purified Water, Aloe Vera Gel, Pomegranate Seed Oil, Plant Based Glycerin, Sesame Oil, Coconut Extract, Black Cumin Oil, Benzyl Alcohol (natural ingredient), Hazelnut Oil, Geranium Oil, Safflower Oil, Sorbic Acid (natural compound), Apricot Kernel Oil, Plum Oil, Salicylic Acid (natural compound), Lavender Essential Oil, Vitamin E, Coenzyme Q10, Vitamin L (love).

Volumi (Pure Face Cream)

30ml

Përbërësit (Pure Under Eye Cream)

Purified Water, Aloe Vera Gel, Grape Seed Oil, Plant Based Glycerin, Sesame Oil, Benzyl Alcohol (natural compound), Castor Oil, Geranium Essential Oil, Sorbic Acid (natural compound), Patchouli Essential Oil, Coconut Extract, Plum Oil, Salicylic Acid (natural compound), Lavender Essential Oil, Ylang-Ylang Essential, Vitamin E, Coenzyme Q10, Vitamin L (love).

Volumi (Pure Under Eye Cream)

20ml

Përbërësit (Pure Face Scrub)

Grape Seed, Pomegranate Seed, Turmeric, Brown Sugar, Bees Wax, Plum Oil, Helianthus Oil, Sesame Oil, Rice Powder, Hazelnut Oil, Coconut Oil, Coconut Flour, Vitamin L (love).

Volumi (Pure Face Scrub)

50ml

Përbërësit (Pure Face Serum Plus)

Pomegranate Seed Oil, Jojoba Oil, Rosehip Oil, Frankincense Essential Oil, Lavender Essential Oil, Geranium Oil, Vitamin E, Vitamin L (love)

Volumi (Pure Face Serum Plus)

20ml

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Pure face set plus”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Shopping Cart