Vaji i Arrës:
- I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë dhe në të ngrohtë
- Vaji i arrës është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të arrës në të ftohtë.
- Pa proces ngrohje paraprak: arrat nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces, e cila do të ҫonte në sasi prodhimi më të lartë e në kosto më të ulët, por jo cilësinë e dëshiruar.
- 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
- Vaji i arrës që ne shesim është i prodhuar me presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të frutit të arrës.
Vetitë e vajit të arrës:
- Vaji i arrës është një ushqim ishëndetshëm. Thelpinjtë e arrës kanë një cipë të fortë që mund të shkaktoj problee me stomakun, mëlçinë dhe me organe të tjera. Ja përse është më e rekomandueshme të përdoret vaji i arrës në vënd të thelpinjëve të saj. Vaji i arrës është një produkt i jashtëzakonshëm që përmban shumë substanca të shëndetshme.
- Përmirëson qarkullimin e gjakut: vaji i arrës përmban një sasi të lartë të vajrave të ngopur si omega-9,që ndihmon në ruajtjen e elasticitetit arterial.Fleksibiliteti arterial bën të mundur që fluksi i gjakut të rrjedhë i lirë pa ndonjë pengesë që do të conte në hipertension apo sëmundje zemre.
- Ul rreziqet për sëmundjet e zemrës: të mirat kardio protektive të vajit të arrës vijnë si rezultat i përqëndrimit të lartë α-linolenik (ALA),që është një acid yndyror i omega-3 që në fund shndërrohet ne acidin eikosapentaenoik (EPA) dhe dokosahekzaenoik (DHA).Një studim i universitetit të Yale-s,në 2009 gjeti që konsumimi i përditëshëm i arrave përmirëson shëndëtin e enëvë të gjakut ,pra duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
- Heq inflamacionin : vaji i arrës përmban një nivel të lartë vajrash të ngopur si omega-3 dhe omega-6 që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së artritit.
- Ruan nivelin hormonal: arrat janë të pasura me fitonutrientë dhe janë një burim i shkëlqyer seleniumi,fosfori,magneziumi,zinku,hekuri dhe kalçiumi që stabilizojnë nivelin e hormoneve në gjak.
- Përmirëson lëkurën: arrat ose vaji i arrës përmban nivele të konsiderueshme të vitaminave B-1; B-2 dhe B-3 të cilat shoqërohen me vitaminën E dhe niacinën.Disa fitonutrientë dhe acide yndyrore prezent në vajin e arrës kontribuojnë në përmirësimin e lëkurës.
- Ndalon ekzemen: 2 luge çaji në ditë me vaj arre ndihmojnë personat që vuajnë nga sëmundja ekzemës.
- Kunder plakjes: arrat dhe vaji i arrës përmban shumë antioksidantë .Antioksidantët luftojnë ata që quhen radikale të lirë dhe shkaktojnë dëmtim të qelizës dhe përshpejtojnë proçesin e plakjes.
Përdorimet e vajit të arrës:
- Shija e vajit të arrës është perfekte për sallatëra të ndryshme,për ti dhënë shije peshkut,mishit të gjelit,pastave dhe ëmbëlsirave të ndryshme.
- Vaji i arrës është më mirë të përdoret i pagatuar ose në salca të ftohtë sepse nëse ngrohet mund të bëhet lehtësisht i hidhur.Gjithësesi kjo shije mund të jetë shumë e kendëshme në pjatat e moderuara.
- Është i mahnitshëm në sallatëra sidomos kur kombinohet me copa arre.Shtoni vaj arre në një sallatë me mish gjeli deti,disa kokrra rrushi dhe copa arre.Shtoni pak vaj arre mbi një peshk zgare përpara se ta servirni.Përzieni makarona të sapo gatuara me pak vaj arre dhe speca djegës.Provo të përdorësh vaj arre në ato ëmbëlsira të cilat do të përmirësonin shijen me prezencën e arrave,kikirikut ,bajameve etj.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.