FAQ
Pyetje të shpeshta
A janë produktet 100% natyrale?
Produktet tona formulohen me përbërës me origjinë natyrale dhe bimore, të përzgjedhur me kujdes për sigurinë dhe efektivitetin e tyre.
A përdorni përbërës sintetikë?
Fokusi ynë është te formulat me përbërës natyralë dhe aktivë funksionalë. Çdo formulë ndërtohet me kujdes, duke shmangur përbërësit që nuk përputhen me filozofinë e Sekretet e Natyrës.
A janë produktet cruelty-free?
Po. Produktet tona nuk testohen te kafshët.
Për çfarë lloj lëkure janë produktet?
Kemi produkte për nevoja të ndryshme të lëkurës, përfshirë lëkurën e thatë, të yndyrshme, të ndjeshme, me akne, njolla apo shenja të moshës. Në çdo faqe produkti mund të gjeni informacionin për llojin e lëkurës për të cilin rekomandohet.
Si ta zgjedh rutinën e duhur për lëkurën time?
Mund të orientoheni përmes seksionit tonë sipas nevojës së lëkurës ose të na kontaktoni në Instagram apo WhatsApp për t’ju ndihmuar të zgjidhni produktet më të përshtatshme.
A mund të përdoren produktet gjatë shtatzënisë?
Po, produktet tona mund të përdoren edhe gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Për të zgjedhur produktet më të përshtatshme për ju, na kontaktoni në WhatsApp ose Instagram për një rekomandim më specifik.
Sa gjatë zgjasin produktet pas hapjes?
Afati pas hapjes ndryshon sipas produktit. Informacionin përkatës mund ta gjeni në paketimin e secilit produkt.
Si duhet t’i ruaj produktet?
Ruajini në një vend të freskët dhe të thatë, larg ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe burimeve të nxehtësisë. Mbylleni mirë produktin pas çdo përdorimi.
A ofroni konsulta?
Po. Ofrojmë dy lloje konsultash:
1. Konsultë për kujdesin e lëkurës
Nëse keni nevojë për ndihmë për të zgjedhur produktet ose rutinën e duhur për lëkurën tuaj, mund të na kontaktoni direkt në instagram ose WhatsApp.
2. Konsultë e personalizuar me Farmaciste Erionën
Për një konsultë më të thelluar dhe të personalizuar, që mund të përfshijë skincare dhe wellness, mund të rezervoni direkt me Farmaciste Erionën.
Si mund ta gjurmoj porosinë time?
Sapo porosia të dërgohet, do të merrni numrin e gjurmimit të porosisë, me të cilin mund të ndiqni statusin e dërgesës.
A mund ta ndryshoj ose anuloj një porosi?
Nëse porosia nuk është përpunuar ose dërguar ende, na kontaktoni sa më shpejt dhe do të përpiqemi t’ju ndihmojmë me ndryshimin ose anulimin e saj. Pas dërgimit, ndryshimet nuk mund të garantohen.
BËHU PJESË E RRUGËTIMIT TONË
Skincare i frymëzuar nga natyra, formuluar për ty.
Zbulo koleksionin tonë dhe përjeto ndërthurjen e shkencës, natyrës dhe kujdesit në çdo formulë.
ZBULO RUTINEN TENDE →
