Vaji i Farave të Kungullit:
- I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë
- Pa proces ngrohje paraprak:farat e kungullit nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
- 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
Vetitë e vajit të farave të kungullit:
- Vaji i farave të kungullit i përftuar nga presimi në të ftohtë përmban shumë minerale dhe vitamina si A,B1,B2,B6,C,D,E dhe K.Përmban acide yndyrore të pangopur,acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6,magnez,hekur,kalcium,zink,fosfor dhe mangan.
- Është gjithashtu një burim i mirë proteinash.
Përftimet nga vaji i farave të kungulllit:
- Një nga përftimet e provuara nga ana mjekësore të vajit të farave të kungullit është reduktimi i hiperplazise prostatike beninje (BPH).Është shumë i efektshëm në parandalimin ose reduktimin e rritjes së prostatës.
- Përmban fitosterol që është shumë i efektshëm në reduktimin e niveleve të kolesterolit të keq (LDL).
- Mbron sistemin e qarkullimit të gjakut dhe lehtëson ereksionin duke shtrirë enët e gjakut.
- Mineralet e shëndetëshme ,vitaminat dhe acidet yndyrore të gjëndura në vajin e farave të kungullit ndihmojnë në uljen e rrezikut të formimit të qelizave kanceroze.
- Vaji i farave të kungullit parandalon formimin e gurëve në veshka dhe redukton e parandalon formimin e osteoklazës.
- L-triptofani i gjendur në vajin e farave të kungullit lufton depresionin dhe ndihmon që të bëjmë një gjumë të rehatshëm.
- Vaji i farave të kungullit përmban zeaksatinë që është një antioksidant i familjes së karotenoideve dhe ndihmon retinën e syrit nga rrezet UV dhe nga dëmet e dritës blu.
- Është përdorur nga kultura të ndryshme kundër shiritit dhe parazitëve të tjerë.
- Përdorimet e vajit të farave të kungullit:
- Është i përshtatshëm vetëm për përdorim në të ftohtë.
- Mund të shtohet në salca dhe ushqime të ndryshme.
- Mund të aplikohet direkt në lëkurë për të masazhuar.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.