Seti Ayurvedik për Kujdesin e Flokëve
Rituali i plotë i bukurisë natyrale për flokë të fortë, të butë dhe plot jetë
I frymëzuar nga mjekësia e lashtë indiane (Ayurveda) dhe i formuluar nga farmacistja Eriona, ky set artizanal përfaqëson një udhëtim të plotë të kujdesit holistik për flokët – nga ushqimi i rrënjëve deri tek butësia dhe shkëlqimi i fijes.
Çdo produkt është përgatitur me përbërës 100% natyralë, bimë tradicionale Ayurvedike dhe vajra të çmuar që ushqejnë, rigjallërojnë dhe rikthejnë ekuilibrin natyror të flokëve.
1. Ayurveda- Growth Hair Mask
Një trajtim intensiv për flokë të thatë dhe të dëmtuar, e formuluar me 22 vajra esencialë si Ashwagandha, Shatavari, Bhringaraj, Gotu Kola, Brahmi, Amla, Vaj Kastori, Vaj Kungulli, Vaj Rozmarine, Vaj Lavando, Vaj Bajame, Vaj Argan, Vaj Jojoba dhe Vaj Avokado.
Maska rigjeneron thellë fibrën e flokut, ndalon rënien dhe forcon strukturën e tij duke i dhënë elasticitet dhe butësi.
Ajo gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e skalpit dhe ruajtjen e lagështisë natyrale.
Përdorimi:
Aplikojeni në rrënjë, lini të veprojë 30 minuta deri në 2 orë, masazhoni dhe lani floket normalisht.
2. Ayurveda- Glow Hair Conditioner
Një hap i domosdoshëm pas shampos për flokë të butë, të mëndafshtë dhe plot shkëlqim.
I pasuruar me Ashwagandha, Shatavari, Bhringaraj, Gotu Kola, Brahmi dhe Amla, si dhe vajra të pasur me Shea Butter, Kokos, Ulliri, Luledielli, Jojoba dhe Vanilje, ky kondicioner ushqen flokun pa e rënduar, rikthen elasticitetin dhe ndihmon në krehjen e lehtë.
Aroma e tij me nota portokalli dhe vaniljeje e mbështjell flokun me freski dhe butësi natyrale.
Përdorimi:
Pas shampos, aplikojeni në gjatësinë dhe majat e flokëve.
Lëreni 1–3 minuta dhe shpëlajeni mirë me ujë të vakët.
3. Ayurveda- Nourishing Hair Cream
Kremi Ayurvedik për Flokë është hapi i fundit i ritualit të kujdesit, i formuluar për të mbrojtur, hidratuar dhe zbutur flokët gjatë ditës.
I pasuruar me Ashwagandha, Shatavari, Brahmi, Amla, Gotu Kola dhe vajra si Argan, Jojoba, Bajame, Rozmarinë, Susam dhe Avokado, ai ushqen fijet e flokut, redukton majat e thyera dhe mbron nga faktorët e jashtëm pa lënë yndyrë.
Kremi e lë flokun të lehtë, të ndritshëm dhe të mbështjellë me aromë delikate bimore.
Përdorimi:
Aplikoni një sasi të vogël në flokë të pastër, të lagësht ose të thatë, në gjatësitë dhe majat.
Nuk shpëlahet. Mund të përdoret çdo ditë.
Kujdes
Nëse shfaqni ndonjë shenjë alergjie, ndaloni menjëherë përdorimin.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së diellit.








Migena –
Per vajin mund tthem qe ma ka zgjatur flokun,zbokthi me ka ikur,dhe lekura e kokës duket me e shëndetshme,ndërsa per masken kremoze,nuk kam fjalë;mi ka hequr te gjitha te djegurat, me ndriçon floku,dhe vjen arome shume e mire deri ne larjen tjeter.
Elhamdulilah per faqen tuaj!❤