Vaj i farave të kajsisë:
- I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë dhe në të ngrohtë
- Pa proces ngrohje paraprak:farat e kajsisë nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
- 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
Përftimet nga vaji i kajsisë:
- Kujdesi ndaj lëkurës : vaji i farave të kajsisë përmban acide yndyrore esencialë, të cilët janë burime të pasura të acidit oleik (70%) ,acidit linoleik, vitaminës A dhe vitaminës E (50mg/100g), duke e bërë këtë vaj ideal për kujdesin ndaj lëkurës.
- Acidet yndyrore esencialë ndihmojnë për të zbutur lëkurën, ndërkohë që vitaminat A dhe E janë burime të pasura me antioksidantë. Antioksidantët kanë si qëllim dhe inhibojnë dëmet në qelizë të shkaktuara nga radikalet e lira në trup si pasojë e rrezeve ultra vjollcë, smogut dhe kimikateve të ndryshme.
- Vaji i farave të kajsisë, pa e bërë lëkurën të yndyrshme e zbut atë dhe i jep një pamje të mëndafshtë.
- Vaji i farave të kajsisë absorbohet shumë lehtë nga lëkura. Ai zbut lekurën me anë të vetive të tij si një emolient i shkëlqyer.
- Vaji i kajsisë është i lehtë dhe jo veshtullor. Hidraton,rigjeneron dhe mbron lëkurat e ndjeshme apo të plakura.
- Si një burim i pasur me minerale dhe me elementë si Kalçium, Magnez dhe Selen, mban në mënyrë të vecantë lëkurat e thata dhe i jep një pamje të freskët e të shëndetshme.
- Rinon lëkurën.
- Vaji i farave të kajsisë është një hidratant i shkëlqyer sepse përmban acide yndyrore esenciale si acidi oleik dhe acidi linoleik,vitaminat A dhe E. Aplikimi i rregullt i tij zbut lëkurën. Lëkurat e plakura, të thata dhe ato të irrituara nga marrja e tepërt e rrezeve të diellit,mund të aplikojnë direkt vajin e farave të kajsisë apo produkte si kremëra, locione dhe balsame që e përmbajnë atë.
- Eleminon aknet.
- Për shkak të përmbajtjes së tij të pasur, ka aftësinë të depërtojë në brendësi të lëkurës dhe ndihmon në zhdukjen e akneve.
- Efektet pozitive në sistemin e frymëmarrjes.
- Vaji i farave të kajsisë përdoret në mjekësinë tradicionale kineze për të mjekuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si kolla,azma dhe bronshiti.
- Shumë i përdorëshëm në masazhe dhe aromaterapi.
- Vaji i farave të kajsisë është një vaj i shkëlqyer për masazh. Është një shpërndarës i mirë në lëkurë i vajrave apo përzierieve në të cilat është vendosur. Lëkura e absorbon shumë lehtë dhe përdoret gjërësisht në përzieriet e aromaterapisë.
- I bën flokët më të shëndetshme.
- Vaji i farave të kajsisë i bën flokët të shndritshme dhe të buta. Hidraton dhe rigjeneron rrënjën e flokëve sikurse dhe flokët.
Përdorimet e vajit të farave të kajsisë:
- Përdoret gjërësisht në industrinë kozmetike për prodhimin e shumë produkteve për trajtimin e lëkurës.
- Është shumë i njohur për atë ndjesinë e tij si prej velloje pas aplikimit në lëkurë dhe për këtë përdoret si përbërës në kremëra fytyre,shampo trupi dhe produkte mbrojtës ndaj diellit.
- Përmirëson gjëndjen e flokëve duke i dhënë atyre një shkëlqim marramëndës.
- Në industrinë ushqimore përdoret për të prodhuar ëmbëlsira të ndryshme dhe paketime ushqimore.
- Përdoret në produktet e garniturës dhe në përzierjet vajore për skuqje.
- Është gjërësisht i përdorur në programet dietike.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.