E frymëzuar nga mjekësia e lashtë indiane – Ayurveda, kjo maskë flokësh artizanale është një eliksir natyral i sjelle me dashuri nga farmacistja Eriona, për t’u kujdesur për flokët në mënyrën më të pastër dhe të balancuar që natyra ofron.
E formuluar me 23 përbërës 100% natyralë, ajo ushqen, forcon dhe rigjeneron flokët duke rikthyer shkëlqimin dhe gjallërinë e tyre origjinale.
Në përbërjen e saj gjenden bimë të çmuara Ayurvedike si Ashwagandha, Shatavari, Brahmi, Bhringaraj, Gotu Kola dhe Amla, të njohura për aftësinë e tyre për të forcuar rrënjët, nxitur rritjen natyrale dhe balancuar skalpin e kokës. Këto ekstrakte bashkohen me aromat e buta të Trëndafilit, Sandalit, Vaniljes, Livandos dhe Portokallit, duke e kthyer çdo aplikim në një ritual relaksues që qetëson trupin dhe mendjen.
Formula është pasuruar me vajra të fuqishëm si Rozmarina, Susami, Kastori, Jojoba, Kungulli, Lajthia, Fara e Zezë (Nigella Sativa), Katami, Luledielli dhe Bajamja e Ëmbël, të cilët janë të pasur me vitaminat E dhe A, antioksidantë natyralë dhe acide yndyrore esenciale. Këto përbërës ndihmojnë në ndalimin e rënies së flokëve, përmirësimin e elasticitetit, dhe rikthimin e butësisë dhe shkëlqimit natyral.
Çdo prodhim i Maskës Ayurvedike për Flokë përgatitet me përkushtim dhe kujdes, duke bashkuar shkencën moderne me urtësinë e mjekësisë së lashtë indiane.
Një produkt 100% natyral, i punuar me dorë, pa parabene, pa shtesa kimike dhe me dashuri ndaj natyrës.
Përdorimi:
- Aplikojeni tek rrënja e flokut.
- Lëreni të qëndrojë 30 minuta deri në 2 orë.
- Njomini gishtat me pak ujë të vakët dhe masazhoni skalpin për 5 minuta.
- Lajini flokët si normalisht.
Kujdes: Nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit ose shfaqni shenja alergjike gjatë përdorimit NDALONI përdorimin e produktit!






Anxhela –
Maska me ka shpetuar nga renja e flokeve ❤️
Anisa –
Eshte super, e perdor 2 here be jave dhe mi mban floket super te buta dhe ne shkelqim
Vali –
Produktet tuaja jan super të mira