RRETH NESH
Frymëzuar nga natyra, Udhëhequr nga shkenca
Sekretet e Natyrës krijon formula të avancuara që ndërthurin përbërës me origjinë natyrale me aktivë të përzgjedhur, për t’i dhënë lëkurës kujdesin që i nevojitet realisht.
Që prej vitit 2014, çdo formulë krijohet me të njëjtin përkushtim dhe kujdes
MISIONI JONË
MË SHUMË SE SKINCARE
Misioni ynë është të krijojmë formula me performancë të lartë,
për rezultate të dukshme dhe kujdes në harmoni me mirëqenien tuaj.
NATYRË
Përbërës botanikë të zgjedhur me qëllim.
SHKENCË
Aktivë modernë në formula të avancuara.
REZULTATE
Lëkurë e rivitalizuar, me rezultate që zgjasin.
EKUILIBËR
Kujdes për lëkurën, trupin dhe mjedisin.
Themeluesja
Një pasion për natyrën, i kthyer në formulë.
Eriona Xhaferaj është farmaciste, formuluese kozmetike dhe themeluese e Sekreteve të Natyrës.
Prej më shumë se një dekade, ajo ndërthur dijen shkencore me interesin për përbërësit natyralë dhe mirëqenien, duke zhvilluar formula që synojnë të jenë njëkohësisht të avancuara, të balancuara dhe të këndshme për lëkurën.
Për të, formulimi është një proces i vazhdueshëm kërkimi, përzgjedhjeje dhe përmirësimi, gjithmonë me lëkurën në qendër.
“Një formulë e mirë nuk krijohet për të ndjekur trendet. Formulohet për t’i shërbyer lëkurës.”
FILOZOFIA JONË
Bukuria është pjesë e një ekuilibri më të madh.
Ne besojmë se lëkura ndikohet nga rutina, ushqyerja, gjumi, mjedisi dhe mënyra si kujdesemi për veten.
Prandaj, qasja jonë është holistike.
LËKURA
Nevojat e saj vijnë të parat.
FORMULA
Çdo përbërës ka një rol.
RITUALI
Rezultatet kërkojnë vazhdimësi.
MIRËQENIA
Bukuria dhe mirëqenia ecin bashkë.
STANDARDET TONA
CILËSI E GARANTUAR
Nga formulimi deri te produkti përfundimtar, çdo hap udhëhiqet
nga kujdesi, qëllimi dhe transparenca.
FORMULIM I KUJDESSHËM
Çdo produkt nis nga një qëllim i qartë.
PËRBËRËS TË PËRZGJEDHUR
Çdo përbërës ka një rol në formulë.
FORMULUAR NË KANADA
Zhvillimi i formulave realizohet në Kanada.
TRANSPARENCË NË ÇDO HAP
Informacion i plotë, i qartë dhe i besueshëm.
Çfarë zgjedhim. Çfarë shmangim. Çfarë përfaqësojmë.








BËHU PJESË E RRUGËTIMIT TONË
Skincare i frymëzuar nga natyra, formuluar për ty.
Zbulo koleksionin tonë dhe përjeto ndërthurjen e shkencës, natyrës dhe kujdesit në çdo formulë.

