Ayurveda hair conditioner është një formulë e butë dhe rigjeneruese, e sjelle nga farmacistja Eriona, që bashkon mjekësinë e lashtë indiane me përkujdesjen moderne për flokët.
Ky produkt artizanal është formuluar për t’i dhënë flokëve jetë të re pas çdo larjeje — duke i zbutur, ushqyer dhe mbrojtur nga tharja, pa i rënduar asnjëherë.
Në zemër të formulës gjenden bimë e vecanta Ayurvedike si Ashwagandha, Shatavari, Brahmi, Bhringaraj, Gotu Kola dhe Amla, të cilat rikthejnë butësinë dhe elasticitetin e flokut duke e bërë më të mëndafshtë, më të lehtë për t’u krehur dhe plot shkëlqim natyral.
Falë Aloe Verës dhe Betaine-s, kjo formule ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale, ndërsa aromat e Vaniljes dhe Portokallit e mbështjellin flokun me një freski delikate dhe relaksuese.
Rezultati është një flok që ndjehet i gjallë, i lehtë dhe plot jetë – si pas një rituali bukurie të natyrës.
Ky produkt është 100% natyral, pa parabene, sulfate, silikone apo aromatizues artificialë dhe është i përgatitur sipas standardeve evropiane të prodhimit artizanal.
Përdorimi
Pas larjes me shampo, aplikoni kondicionerin në flokë të lagësht duke u përqendruar në gjatësi dhe maja.
Lëreni të veprojë për 1–3 minuta, pastaj shpëlajeni mirë me ujë të vakët.
Përshtatet për përdorim të përditshëm.
Kujdes
Nëse shfaqni ndonjë shenjë alergjie, ndaloni menjëherë përdorimin.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së diellit.







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.