Kujdes natyral. Rezultate reale. Për një lëkurë vitale.

0
5,0/5 nga 12 vlerësime

Blue Shine – Produkt i Patentuar

Hidraton. Rigjeneron. Rikthen shkëlqimin natyral.

114,00 €

Lloji i Lëkurës
  • Lëkurë e pahidratuar
  • Lëkurë e yndyrshme
  • Lëkurë mikse
  • Lëkurë normale
  • Lëkurë pa shkëlqim
  • Rrudha & vija të holla

Blue Shine është një formulë e patentuar me dy serume, e krijuar për hidratim intensiv, rigjallërim dhe shkëlqim të dukshëm të lëkurës. Faza ujore dhe ajo vajore bashkohen në momentin e aplikimit, duke krijuar një teksturë qumështore të lehtë dhe të personalizueshme. E pasuruar me 12+ përbërës aktivë dhe botanikë, formula mbështet barrierën, elasticitetin dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës.

Volumi 80 ml
Sasia
  • Dërgesë e shpejtë dhe e sigurt
  • Pagesë e sigurt
  • Clean Beauty
Përshkrimi

Blue Shine është një formulë e patentuar me dy serume, e formuluar nga Farmaciste Eriona dhe e prodhuar në Kanada; një ritual i avancuar ku shkenca moderne takohet me përbërësit aktivë të natyrës.

Dy formulat bashkohen vetëm në momentin e aplikimit, duke krijuar një teksturë qumështore elegante, të personalizueshme sipas nevojave të lëkurës dhe të krijuar për përthithje optimale.

E pasuruar me 12+ përbërës aktivë dhe botanikë kryesorë, mes tyre Vitaminë C, Bakuchiol, Acid Hialuronik, CoQ10, Prebiotikë, Squalane dhe vajra të çmuar bimorë, formula është zhvilluar për të ndihmuar në:

  • Hidratimin intensiv dhe afatgjatë
  • Rigjallërimin dhe përmirësimin e elasticitetit
  • Ndriçimin dhe uniformizimin e pamjes së lëkurës
  • Mbështetjen e barrierës dhe mikrobiomës së lëkurës
  • Mbrojtjen antioksiduese dhe ruajtjen e komfortit të lëkurës

Rezultati është një eksperiencë skincare e rafinuar dhe e personalizuar, që e lë lëkurën të ndihet e ushqyer, e butë, e hidratuar dhe me një shkëlqim natyral, të shëndetshëm dhe elegant.

Përfitimet

Një kombinim sinergjik i 12+ përbërësve aktivë dhe botanikë për të:

*Hidratuar intensivisht dhe në mënyrë afatgjatë lëkurën

*Mbështetur barrierën natyrale dhe mikrobiomën e lëkurës

*Përmirësuar elasticitetin, butësinë dhe komfortin e saj

*Ndihmuar në ndriçimin dhe njëtrajtësimin e pamjes së tonit

*Mbrojtur lëkurën nga stresi oksidativ dhe faktorët e jashtëm

*Ushqyer dhe rigjallëruar lëkurën me vajra dhe ekstrakte botanike

*Përmirësuar pamjen e teksturës dhe shkëlqimin natyral të lëkurës

Çfarë e bën këtë formulë të veçantë?

*Hidraton në mënyrë intensive dhe afatgjatë – Sodium Hyaluronate, Saccharide Isomerate dhe Squalane ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, duke e lënë lëkurën më të butë dhe më të hidratuar.

*Mbështet barrierën natyrale të lëkurës – Squalane, vajrat bimorë dhe Saccharide Isomerate ndihmojnë në forcimin e barrierës dhe në reduktimin e humbjes së lagështisë.

*Ndihmon në balancimin e mikrobiomës – Lactobacillus Ferment Lysate ndihmon në mbështetjen e ekuilibrit të mikrobiomës dhe në përmirësimin e rezistencës së lëkurës ndaj faktorëve të jashtëm.

*Përmirëson elasticitetin dhe pamjen e lëkurës – Bakuchiol dhe Ubiquinone (CoQ10) mbështesin proceset fiziologjike të rinovimit të lëkurës dhe ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe butësisë së saj.

*Ndriçon dhe ndihmon në uniformizimin e tonit – Sodium Ascorbyl Phosphate, një derivat i qëndrueshëm i Vitaminës C, ndihmon në përmirësimin e shkëlqimit dhe pamjes së tonit të pabarabartë.

*Mbron nga stresi oksidativ – CoQ10, Tocopherol dhe vajrat botanike të pasura me antioksidantë ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe faktorët mjedisorë.

*Ushqen dhe zbut lëkurën – Jojoba Oil, Argan Oil, Macadamia Oil dhe Chia Seed Oil furnizojnë lëkurën me lipide dhe acide yndyrore esenciale, duke ndihmuar në ruajtjen e butësisë dhe komfortit.

*Rigjallëron dhe i jep shkëlqim natyral – Sea Buckthorn Oil dhe përbërësit antioksidues kontribuojnë në një pamje më të freskët, më të ushqyer dhe më rrezatuese të lëkurës.

*Qetëson dhe balancon eksperiencën e aplikimit – Lavender, Geranium dhe Jasmine ofrojnë një komponent aromaterapeutik dhe botanik që plotëson ritualin e kujdesit të lëkurës.

*Sistem dyfazor i personalizueshëm – faza ujore dhe ajo vajore kombinohen në momentin e aplikimit, duke krijuar një teksturë qumështore dhe duke lejuar përshtatjen e raportit sipas nevojave të lëkurës.

Përbërësit

INCI: Aqua, Squalane*, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil*, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil*, Macadamia Integrifolia (Macadamia) Seed Oil*, Argania Spinosa (Argan) Kernel Oil, Salvia Hispanica (Chia) Seed Oil, Saccharide Isomerate, Sodium Ascorbyl Phosphate (Vitamin C), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Sorbitan Oleate Decylglucoside Crosspolymer*, Bakuchiol*, ECOCERT and COSMOS (Benzyl Alcohol, Salicylic Acid, Glycerin, and Sorbic Acid), Glycerin, Vitamin A (Retinyl Palmitate), Sodium Hyaluronate, Sodium Phytate*, Citric Acid*, Hippophae Rhamnoides (Sea Buckthorn) Fruit Oil*, Tocopherol (Vitamin E), Pelargonium Roseum (Rose Geranium) Leaf/Flower Oil*, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Oil, Coenzyme Q10 (Ubiquinone, Tocopheryl Acetate, Squalane), Xanthan Gum, Jasminum Grandiflorum (Jasmine) Flower Extract**, Organic Vitamin L (Love). *Natural Ingredient / **Organic Ingredient •Clean Beauty • Me përbërës me origjinë natyrale • Pa përbërës të panevojshëm

Si përdoret
  1. Nëse keni makeup ose sunscreen + BB cream, filloni me Jasmine Oil Cleanser për të tretur dhe larguar butësisht makeup-in dhe papastërtitë me bazë vajore.
  2. Vazhdoni me Pure Face Cleanser për të pastruar lëkurën dhe për ta përgatitur për aplikimin e Blue Shine.
  3. Në pëllëmbën e pastër vendosni, për orientim:
    • 2–3 pika Shine Serum – faza ujore
    • 1–2 pika Blue Serum – faza vajore
  4. Përziejini lehtë me majat e gishtave derisa të krijohet një teksturë e butë dhe qumështore.
  5. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë me lëvizje të buta masazhuese, nga brenda drejt jashtë.
  6. Përshtateni raportin e dy serumeve sipas nevojave të lëkurës:
    • Lëkurë e thatë / e dehidratuar: përdorni pak më shumë Blue Serum për më shumë ushqim dhe komfort.
    • Lëkurë normale: përdorni raportin orientues 2–3 pika Shine Serum + 1–2 pika Blue Serum.
    • Lëkurë e kombinuar: përdorni më shumë Shine Serum dhe më pak Blue Serum, sidomos në zonat më të yndyrshme.
    • Lëkurë e yndyrshme: përdorni më pak Blue Serum dhe më shumë Shine Serum për një ndjesi më të lehtë.
    • Lëkurë e ndjeshme: filloni me një sasi më të vogël totale dhe përshtateni gradualisht sipas tolerancës së lëkurës.

Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje. Në rutinën e mëngjesit, përfundoni me sunscreen + BB cream.

Q&A
Çfarë është Blue Shine?

Blue Shine është një sistem i patentuar me dy serume – një fazë ujore dhe një fazë vajore – që bashkohen vetëm në momentin e aplikimit për të krijuar një teksturë të lehtë, qumështore dhe të personalizueshme.

Si ndryshon raporti sipas llojit të lëkurës?

Për lëkurë të thatë përdorni pak më shumë Blue Serum. Për lëkurë normale përdorni raportin orientues 2–3 pika Shine Serum me 1–2 pika Blue Serum. Për lëkurë të kombinuar ose të yndyrshme përdorni më shumë Shine Serum dhe më pak Blue Serum.

A duhet t’i përdor gjithmonë të dy serumet bashkë?

Po. Blue Shine është zhvilluar si një sistem me dy faza që plotësojnë njëra-tjetrën dhe kombinohen në momentin e aplikimit.

Sa shpesh mund ta përdor?

Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje, si pjesë e rutinës së përditshme.

A mund të përdoret nën makeup?

Po. Pasi të përthithet, mund të vazhdoni me rutinën tuaj të mëngjesit dhe të aplikoni sunscreen + BB cream.

A duhet të pastroj fytyrën përpara aplikimit?

Po. Nëse keni makeup ose sunscreen + BB cream, filloni me Jasmine Oil Cleanser, më pas përdorni Pure Face Cleanser për të përgatitur lëkurën.

Çfarë përfitimesh ofron formula?

Formula është zhvilluar për të ndihmuar në hidratimin intensiv, mbështetjen e barrierës dhe mikrobiomës, përmirësimin e elasticitetit, ndriçimin e pamjes së lëkurës dhe mbrojtjen antioksiduese.

Cilët janë disa nga përbërësit aktivë kryesorë?

Blue Shine përmban 12+ përbërës aktivë dhe botanikë kryesorë, mes tyre Vitaminë C, Bakuchiol, Acid Hialuronik, CoQ10, Prebiotikë, Squalane dhe vajra bimorë të përzgjedhur.

A është formula e patentuar?

Po. Blue Shine është një formulë e patentuar me një sistem unik dyfazor që bashkon fazën ujore dhe atë vajore vetëm në momentin e aplikimit.

A është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme?

Mund të përdoret edhe nga lëkura e ndjeshme, por rekomandohet të filloni me një sasi më të vogël dhe të kryeni një patch test përpara përdorimit të rregullt.

Si duhet ta ruaj Blue Shine?

Ruajeni në një vend të freskët dhe të errët, larg dritës direkte dhe nxehtësisë, dhe mbajini shishet të mbyllura mirë pas çdo përdorimi.

A zëvendëson kremin hidratues?

Kjo varet nga nevojat e lëkurës. Për disa tipe lëkure Blue Shine mund të ofrojë mjaftueshëm komfort dhe hidratim, ndërsa lëkurat shumë të thata mund të preferojnë të vazhdojnë me një krem hidratues.

Kur mund të pres rezultate?

Ndjesia e hidratimit dhe butësisë mund të vihet re që në përdorimet e para, ndërsa ndryshimet në pamjen e teksturës, elasticitetit dhe uniformitetit kërkojnë përdorim të vazhdueshëm.

Vlerësimet (12)

12 shqyrtim për Blue Shine – Produkt i Patentuar

  1. Hafsa –

    Ka nje arome fantastike!!! Shume i lehte per lekuren time te yndyrshme. Aspak irritues. Qendron shume mire dhe poshte si baze per make up. I love it!

  2. Rea –

    Blue Shine është një mrekulli. Që në përdorimin e parë, ndjeva që lëkura e përthithi shumë mirë, pa lënë ndjesinë e vajit apo shkëlqimin e tepruar. Ka një aromë të mrekullueshme dhe qetësuese. Ndjesia e tonifikimit është e dukshme tani pas disa përdorimesh, dhe njollat e vogla janë zbardhur.

  3. Matilda Rustemi –

    Jam e mrekulluar nga produkti juaj i ri! Unik dhe me detaje të përzgjedhura me shumë kujdes! Great job! 🥰

  4. Alketa Baftaj –

    Vërtetë që është një produkt fantastic, ndjesia e tij sensitive në fytyrë është e papërshkrueshme. Qëkur kam filluar ta përdor fytyra ime është e dashuruar me këtë produkt 😇🥰

  5. Amad –

    Pas disa përdorimesh, vura re që lëkura ime është më e freskët dhe e shndritshme. Formula është e lehtë dhe absorbohet shpejt, pa e bërë lëkurën të yndyrshme. E ndiej që ndihmon në hidratimin e thellë dhe redukton shenjat e lodhjes. Ajo që më pëlqen më shumë është se ka një ndjenjë të qetë dhe nuk irriton lëkurën, edhe pse kam lëkurë të ndjeshme. Ky serum ka bërë diferencë në pamjen e përgjithshme të lëkurës sime dhe ja sygjeroj te gjithëve!

  6. Qendresa –

    Të lumtë Eriona, vërtet produktet janë fantastike dhe të përshtatshme për çdo lloj lëkure! I kam provuar dhe jam shumë e kënaqur. Zoti të dhëntë mirësi të pafundme për punën dhe përkushtimin tënd!

  7. Fatma –

    No Allergic Reaction!
    I got this product because my skin was dull and uneven. I put it on and went to bed. Woke up with a visible glow and my skin looked and felt fresh and brighter. I am quite surprised by this formula, very nourishing and sinks well into skin. I am seeing results after 3 weeks of use (evenings only), I am not experiencing any harsh skin side effects.
    I can’t express enough how insane the results were.

  8. Marsi –

    Po e përdor këtë produkt për herë të dytë dhe jam shumë e kënaqur. Lëkura e përthith shpejt dhe është shumë efikase edhe për mua që e kam të yndyrshme. Më parë nuk kam qenë shumë e rregullt me produktet e lëkurës, ndërsa me Blushine mezi pres ta aplikoj. 5 yje edhe më shumë i jap!

  9. Rovena Ismalaj –

    Jam shume shume e kenaqur me setin”blue shine” pas disa vitesh me ekzeme , me alergji nga produktet kozmetike ky set eshte nje mrekulli🥰 ju falenderoj per punen tuaj

  10. Jola Hasimi –

    Kam 2 jave qe e perdor rregullisht, dhe ndjej se lekura ime po merr jete serisht. Si nene me beba te vegjel e kam shume te veshtire te ndjek nje rutine te gjate kujdesi ,andaj ndjej se Blu shine zgjidh me se mire kete problematike. Aroma fantastike ,efikasiteti i tij , thjeshtesia ne aplikim , cdo gje qe duhet! Super i rekomanduar !

  11. Emiliana –

    Kam perdorur Blue Shine Plus dhe kam ngelur shume e kenaqur. Ta hidraton lekuren ne thellesi dhe i jep nje shkelqim te bukur. Nderkohe Blue Shine i ri eshte thjesht i mrekullueshem.

  12. Sonila Lleshi (pronar i verifikuar) –

    Jam shume e lumtur që më në fund kam gjetur kremërat e duhur dhe te denje per fytyren time , nuk mund ta sugjeroj mjaftueshem kete Brand kremërash nga “Sekretet e Natures” aq shume e dua . I vleresoj te gjitha produktet e “Sekreteve te Natyres” sidomos ato që perdor më shume : per faktin qe Jane organike , aromatike dhe efektive ne lëkure duke me lene nje lekur te paster, te lëmuar, të bute dhe më me pak rrudha.🥰
    The “Secret Of Nature” më bëni gjithmone te lumtur sa here qe une blej dhe perdor produktet tuaja. Jeni me te miret😇 . Love you guys 🫶

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keni pyetje? Lidhu direkt me stafin tonë