Vaji i Farës së Zezë:
- I përshtatshëm vetëm për përdorim në të ftohtë
- Vajrat i farës së zezë qe ne ofrojme eshte totalisht i pastër, i prodhuar nga një presim i vetëm që i bëhet farave të zeza në të ftohtë.
- S`ka proces parangrohje: farat e zeza nuk ngrohen përpara proçesit trajtues ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
- 100% natyrale: pa aplkim kimikatesh, pa aditivë të shtuar, jo të rafinuar dhe pa aromatizues.
- Vaji i farës së zezë i prodhuar me presim në të ftohtë ruan karakteristikat origjinale të farës.
Vetitë e vajit të farës së zezë:
Vaji i farës së zezë përmban mbi 100 komponime kimike dhe pjesa më e madhe e komponimeve të tjera që ndodhen në të janë akoma për t`u zbuluar. Përbërësi kryesor aktiv në vajin e farave të zeza është Nigelone në trajtë kristaline. Vaji përmban gjithashtu β-sitosterol, timokuinon, acid miristik, acid palmitik, acid stearik, acid palmitoleik, acid oleik, acid linoleik, acid arakidonik, proteina dhe vitaminat: B1, B2 dhe B3. Përmban gjithashtu kalcium, acid folik, hekur, bakër, zink dhe fosfor. Vaji i farës së zezë është një burim i Omega 6.
Përfitimet nga vaji i farës së zezë:
- Vaji i farave të zeza i prodhuar me presim në të ftohtë përdoret në kurimin e hemorroideve.
- Ky vaj përmirëson qarkullimin e gjakut.
- Përdoret si qetësues në rastet e ç`rregullimeve nervore.
- Ёshtë shumë i përdorshëm për të kuruar kollën dhe rrit sistemin imunitar.
- Përdoret në kurimin e diabetit.
- Vaji i farës së zezë përdoret në flokë për të parandaluar rënien e tyre dhe për t`i bërë ato më të shëndetshëm.
- Ёshtë shumë i mirë kundra irritimit të lëkurës apo mavijosjes së saj.
- Vaji i farës së zezë është shumë i mirë për të lehtësuar inflamacionet e zemrës dhe për të mbajtur kolesterolin në nivele të lejuara.
- Ndihmon në heqjen e ekzemës dhe psoriazës.
- Studimet kanë treguar që vaji i farës së zezë përdoret për kurimin e një sërë tumoresh duke përfshirë tumorin e gjirit dhe sëmundjet e tjera të gjirit.
- Ndihmon për të reduktuar presionin e lartë të gjakut.
- Parandalon dhe lehtëson spazmat e muskujve dhe dhimbjet e barkut.
Përdorimet e vajit të farës së zezë:
- Ёshtë i përshtatshëm për përdorim vetëm në të ftohtë.
- Përdoret në sallata të ndryshme përfshirë dhe ato me fruta deti.
- Vaji i farës së zezë përmirëson shëndetin e flokëve dhe të lëkurës duke e masazhuar atë në skalp dhe lëkurë.
- Mund të përdoret si vaj masazhues për lëkurën.
- Mund të aplikohet në brendësi të flokëve.
NUK PЁRDORET GJATЁ SHTATZANISЁ!
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.