Sun Body Lotion produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, përgatitur me përbërës 100% natyral. Ky krem mundëson mbrojtjen e trupit tuaj dhe përkujdeset për cdo dëmtim të shkaktuar nga rrezet UVA dhe UVB. Duke përdorur këtë krem me 45 SPF, trupi juaj mbrohet dhe nga rrezet e diellit, dhe ushqehet nga përbërësit natyral të kremit. Rrezet e diellit jane aq të dëmshme, sa mund të behen shkaktare të kancerit të lëkurës dhe jo vetëm. Ky krem me mbrojtes natyral nuk dëmton lëkuren tuaj edhe nuk ka efekte anësore.
Në stinën e veres rrezet e diellit janë më të forta dhe shumë më të dëmshme. Është i domosdoshëm përdorimi i kremit të diellit, që të parandalojë formimin e shenjave të reja në lëkurë dhe acarimin e atyre që gjenden.
Përdorimi:
- Aplikojeni në trup çdo 2 orë, kur jeni të ekspozuar në diell.
- Kujdes me ekspozimin ne diell edhe pas aplikimit te kremit, sidomos ditët e para të aplikimit.
- Kremi mund të rrëshkasi në momentin e kontaktit me ujin.
Kujdes: Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike, por nëse keni ndonjë alergji ose shfaqni ndonjë alergji nga përbërësit e mësipërm, ju lutemi NDALONI përdorimin e këtij produkti!
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.