-
Chemical free
-
Cruelty free
-
Formulated in Canada
-
Fragrance free
-
Gluten free
-
Handmade
-
Plant-based origin
-
Vegan friendly
Acne Advanced Cream
Balancon sebumin. Qetëson. Përmirëson teksturën e lëkurës.
47,13 €
- Me akne
- Me pore të dukshme
- Të yndyrshme
-
Dërgesë e shpejtë dhe e sigurt
-
Pagesë e sigurt
- Clean Beauty
Përshkrimi
Acne Advanced Cream është një krem dermatokozmetik i formuluar nga Farmaciste Eriona dhe i formuluar në Kanada, i krijuar për lëkurë me prirje ndaj akneve, yndyrës së tepërt dhe papastërtive.
Formula multifaktoriale është zhvilluar për të ndihmuar në:
Balancimin e sebumit,
Qetësimin e lëkurës,
Rafinimin e teksturës
Ruajtjen e barrierës së lëkurës.
Përmban një kombinim të kujdesshëm prej 10+ përbërësish aktivë dhe mbështetës, të zgjedhur për përdorim të përditshëm.
Tekstura është e lehtë, jo-komedogjene (nuk bllokon poret) dhe përthithet shpejt, duke e lënë lëkurën të ndihet e pastër, e balancuar dhe rehat.
Përfitimet
Një kombinim sinergjik i 10+ përbërësve aktivë dhe mbështetës për të:
- Balancuar yndyrën e tepërt të lëkurës
- Ndihmuar në përmirësimin e pamjes së akneve
- Rafinuar teksturën e lëkurës dhe pamjen e poreve
- Qetësuar lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar
- Mbështetur barrierën natyrale të lëkurës
- Hidratuar lëkurën pa bllokuar poret
- Përmirësuar pamjen e përgjithshme dhe njëtrajtshmërinë e lëkurës
Çfarë e bën këtë formulë të veçantë?
- Balancon yndyrën dhe sebumin – Niacinamide dhe Zinc Oxide ndihmojnë në rregullimin e yndyrës së tepërt dhe në përmirësimin e pamjes së poreve, duke e lënë lëkurën më të balancuar.
- Ndihmon në përmirësimin e lëkurës me prirje ndaj akneve – Azelaic Acid ndihmon në normalizimin e sipërfaqes së lëkurës dhe në përmirësimin e njëtrajtshmërisë së saj.
- Rafinon butësisht teksturën e lëkurës – Salix Alba (Willow Bark) Extract dhe Lactic Acid kontribuojnë në eksfolimin e butë të sipërfaqes së lëkurës dhe në përmirësimin e teksturës.
- Mbështet balancën e lëkurës – Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil vepron si përbërës mbështetës antimikrobial, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës me prirje ndaj papastërtive.
- Qetëson lëkurën e ndjeshme dhe të skuqur – Centella Asiatica dhe Aloe Barbadensis Leaf Extract ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe në reduktimin e ndjesisë së parehatisë.
- Hidraton pa rënduar lëkurën – Squalane dhe Saccharide Isomerate ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit afatgjatë, pa bllokuar poret dhe pa lënë ndjesi të rëndë.
- Mbështet rigjenerimin e lëkurës – Bakuchiol dhe Ubiquinone (CoQ10) ndihmojnë në proceset fiziologjike të rinovimit të lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes së saj.
- Mbron nga stresorët mjedisorë – Tocopherol dhe ekstraktet bimore antioksiduese ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga ndikimet e jashtme dhe stresi oksidativ.
Përbërësit
INCI: Aqua (Water), Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Centella Asiatica Extract, Squalane, Niacinamide, Cetearyl Alcohol (and) Cetearyl Glucoside, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Saccharide Isomerate, Lactic Acid, Zinc Oxide, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Azelaic Acid, Stearic Acid, Phenoxyethanol (and) Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Bakuchiol, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Sodium Phytate, Ubiquinone, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Sodium Hydroxide, Citric Acid, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens (Geranium) Oil, Vitamin L (love). •Clean Beauty • Me përbërës me origjinë natyrale • Pa përbërës të panevojshëm
Si përdoret
plikojeni Acne Advanced Cream në lëkurë të pastër, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, duke e masazhuar lehtë deri në përthithje.
Për një rutinë të përditshme të thjeshtë dhe të plotë:
- Pastroni fytyrën me Acne Off Cleanser
- Aplikoni Acne Off Tonic
- Përfundoni rutinën me Acne Advanced Cream
Nëse përdorni makeup:
- Filloni me Jasmine Oil Cleanser për të larguar makeup-in dhe papastërtitë me bazë yndyrore
- Vazhdoni me Acne Off Cleanser
- Aplikoni Acne Off Tonic
- Më pas përdorni Acne Advanced Cream
Për një rutinë më intensive për lëkurën me prirje ndaj akneve:
- Përdorni Acne Off Cleanser për pastrim të përditshëm
- Aplikoni Acne Off Tonic për të ndihmuar në balancimin e lëkurës
- Vazhdoni me Acne Advanced Cream për hidratim, qetësim dhe mbështetje të barrierës së lëkurës
Në mëngjes, përfundoni rutinën me Sunscreen + BB Cream me SPF për mbrojtje dhe një pamje më të njëtrajtshme të lëkurës.
Kujdes: Nëse vini re irritim ose reaksion alergjik, ndaloni përdorimin e produktit.
Q&A
- Për çfarë lloj lëkure është i përshtatshëm?
Acne Advanced Cream rekomandohet për lëkurë me prirje ndaj akneve, lëkurë të yndyrshme, të kombinuar, pore të dukshme ose teksturë të pabarabartë.
- A e than lëkurën?
Jo. Formula është krijuar për të ndihmuar në balancimin e lëkurës, duke ofruar edhe hidratim të lehtë.
- A mund të përdoret çdo ditë?
Po, mund të përdoret 1–2 herë në ditë, sipas nevojës së lëkurës.
- A mund të përdoret me produkte të tjera të linjës Acne Off?
Po. Rekomandohet të kombinohet me Acne Off Cleanser dhe Acne Off Tonic për një rutinë më të plotë.
- A është jo-komedogjen?
Po, tekstura është e lehtë dhe e formuluar për të mos bllokuar poret.
- A duhet të përdor SPF gjatë ditës?
Gjatë rutinës së mëngjesit, rekomandohet fort përdorimi i një kremi me SPF për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV dhe për të mbështetur rezultatet e rutinës suaj.
Për një rutinë të plotë, mund ta përfundoni me Sunscreen + BB Cream me SPF nga Secrets of Nature, si hapi i fundit i kujdesit të mëngjesit.


Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.