Ofertë!

SNAIL SET

9500 L

Snail Face Cream është një produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona dhe i përgatitur me përbërës 100% natyral. Me përbërjen e tij unike, ku nga përbërësit përmendim jargën e kërmillit, ekstraktet e kamomilit, fikut, kalendulës, Koenzimës Q10, prania e Aloe Verës dhe lules Yang Yang, e bëjnë këtë krem ​​një dashuri që në përdorim të parë. Përmbajtja e proteinave dhe prania e antioksidantëve dhe acidit hialuronik në jargën e kërmillit së bashku me elementët e tjerë, ushqejnë maksimalisht lëkurën, duke rritur ndjeshëm elasticitetin dhe duke vonuar procesin e plakjes së lëkurës. Ky krem ​​është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Ky krem ​​vepron në sipërfaqen e lëkurës. Nëse keni një fytyrë shumë të thatë dhe nuk ndjeni hidratim të plotë, mund ta kombinoni përdorimin e këtij kremi duke shtuar një serum (rekomandojmë serumin Pure Face Serum ose Pure Face Serum Plus). Është shumë e rëndësishme të kuptoni se një fytyrë shumë e thatë, në shumicën e rasteve tregon se nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, për të cilën trupi ka nevojë. Prandaj, ju rekomandojmë fuqimisht që të konsumoni sasinë e nevojshme te ujit.

Përdorimi:

  • Lani fytyrën me ujë të vakët duke aplikuar laresin (rekomandojmë Pure Face Cleanser)
  • (Opsionale) Thani fytyrën dhe në një tampon/pambuk spërkatni tonikun (rekomandojmë Pure Face Tonic) dhe më pas pastroni fytyrën me të. Nuk ka nevojë të shpëlani fytyrën nëse aplikoni tonikun Pure.
  • Më pas aplikojeni kremin duke e masazhuar lehtë në fytyrë. Nëse do të aplikohet serumi, fillimisht aplikoni 1-2 pika serum në fytyrë dhe më pas aplikoni kremin duke e përhapur dhe masazhuar.

Ky krem rekomandohet të përdoret 2-3 herë në ditë.

 

Snail Undereye Cream eshte nje produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, përgatitur me perberes 100% natyral. Me përbërjen e tij autentike, ku nga përbërësit përmendim Jargën e Kërmillit, Ekstraktet e Trëndafilit të Egër, Fikut, Koenzimes Q10, praninë e Aloe Verës dhe lulen Yang Yang, që e bëjnë këtë krem një dashuri që me përdorimin e parë. Përmbajtja proteinike dhe prania e antioksidantëve, dhe e acidit hialurinik tek jarga e kërmillit së bashku me elementët e tjerë, ushqejnë maksimalisht lekurën duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e elasticitetit dhe në vonimin e proçesit të plakjes së lëkurës rreth zonës së syve. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lekurave.

Dedikuar zonës më delikate të fytyrës suaj. Ky krem me ekstrakt kërmilli përmban antioksidantë, të cilët ngadalësojnë proçesin e plakjes së lëkurës.

Përdorimi:

  • Lajmë fytyrën me ujë vakët, duke aplikuar larësin (në rekomandojmë larësin Acne Face Cleanser ose Pure Face Cleanser).
  • (Opsianale) Thajmë fytyrën dhe në një tampon/pambuk sprucojme tonikun (ne rekomandojmë Acne Face Tonic ose Pure Face Tonic), dhe më pas pastrojmë fytyren me të. Nuk është e nevojshme të shpëlahet fytyra nese aplikoni tonikun Acne ose Pure.
  • Më pas vendosim kremin Snail Undereye Cream, duke e masazhuar lehtë në zonen poshte syve.

Ky krem keshillohet te perdoret 2-3 here ne dite.

Kujdes: Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike, por nëse keni ndonjë alergji ose shfaqni ndonjë alergji nga përbërësit e mësipërm, ju lutemi NDALONI përdorimin e këtij produkti!

Peshë 0.23368 kg
Përbërësit (Snail Face Cream)

Purified Water, Snail Extract, Fig Oil, Aloe Vera, Calendula Extract, Rose Hydrosol, Salicylic Acid (natural compound), Plant Based Glycerin, Sesame Oil, Chamomile Essential Oil, Sorbic Acid (natural compound), Lavender Essential Oil, Benzyl Alcohol (natural compound), Coconut Extract, Ylang-Ylang Essential Oil, Olive Extracts, Vitamin E, Coenzyme Q10, Vitamin L (love).

Volumi (Snail Face Cream)

30ml

Përbërësit (Snail Under Eye Cream)

Purified Water, Snail Extract, Rosehip Oil, Fig Oil, Laminaria Digitata, Aloe Vera, Ruscus Aculeatus Extract, Apricot Kernel Oil, Chamomile Essential Oil, Tangerine Essential Oil, Benzyl Alcohol (natural compound), Coconut Extract, Castor Oil, Ylang-Ylang Essential Oil, Sorbic Acid (natural compound), Olive Extracts, Vitamin E, Coenzyme Q10, Vitamin L (love).

Volumi (Snail Under Eye Cream)

20ml

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “SNAIL SET”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Shopping Cart