Pure Undereye Cream eshte nje produkt artizanal i formuluar nga farmaciste Eriona, përgatitur me përbërës 100% natyral. Kremi Pure Undereye ka veti hidratuese dhe ushqyese për zonën poshtë syve. Kjo veti sigurohet prej përbërësve të tij, si: Vaji i Farës së Rrushit, Vajit të Susamit, xhelit Aloe Vera, Vitamines E dhe Koenzimes Q10. Shumë i lehtë dhe delikat, gjithashtu nuk yndyros fytyrën tuaj dhe lë ndjesi të butë pas përdorimit. Ofron kujdes të detajuar për pjesën më delikate të fytyrës, duke parandaluar shfaqjen e rrudhave të parakohshme.
Përdorimi:
- Lajmë fytyrën me ujë vakët, duke aplikuar larësin (në rekomandojmë larësin Acne Face Cleanser ose Pure Face Cleanser).
- (Opsianale) Thajmë fytyrën dhe në një tampon/pambuk sprucojme tonikun (ne rekomandojmë Acne Face Tonic ose Pure Face Tonic), dhe më pas pastrojmë fytyren me të. Nuk është e nevojshme të shpëlahet fytyra nese aplikoni tonikun Acne ose Pure.
- Më pas vendosim kremin Pure Undereye Cream, duke e masazhuar lehtë në zonen poshte syve.
Ky krem rekomandohet të përdoret 2 herë në ditë (në mëngjes dhe në darkë).
Kujdes: Nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit ose shfaqni shenja alergjike gjatë përdorimit, Ndaloni përdorimin e produktit!
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.